Flash News

KRYESORE

Duan shkëmbim të territoreve, Thaçi dhe Vuçiç takohen sot Austri

Duan shkëmbim të territoreve, Thaçi dhe Vuçiç

Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç do të takohen sot për herë të parë që kur hodhën në publik propozimin për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Dy presidentët do të marrin pjesë në Forumin ‘European Alpbach’, në Austri. Ata janë pjesë e panelit me temë ‘Prespektivat e reja të zgjerimit të BE-së’, së bashku me presidentin austriak, presidentin e Sllovenisë dhe Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.

Deri më tani nuk është konfirmuar asnjë takim kokë më kokë midis Thaçit dhe Vuçiçit, përveç atij në panel.

Sot, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati u shpreh hapur kundër idesë për ndryshimin e kufijve, duke theksuar se statusi i Kosovës është një çështje e mbyllur.

Bushati kundër planit të Thaçit: Për Shqipërinë, statusi i Kosovës është çështje e mbyllur. Nuk rihapet në format dypalësh

Të fundit