Flash News

KRYESORE

‘Duart larg sindikatave’, punonjësit grekë në protestë kundër reformave të qeverisë

Punonjës të sektorit privat në Greqi kanë dalë në protestë kundër reformave të qeverisë. Ata kanë bojkotuar punën si formë proteste kundër reformave të planfikuara nga qeveria e re konservatore duke dalë në rrugët e Athinës.

 “Sindikatat kanë lirinë për të cilën ne kemi luftuar për vite të tëra. Reformat e propozuara kanë dështuar nëpër botë”, thotë Michalis, një nga protestuesit.

“Me masat që gjenden në projektligj, ne kthehemi në kushtet mesjetare për punonjësit”, shton një tjetër protestuese.

Javën e kaluar në protestë kanë dalë punonjësit e sektorit publik. Qeveria e kryeministrit Kiriakos Mitsotakis planifikon të ndryshojë disa prej rregullave se si do të shpallen protestat, do të lejojë ndryshime në ujditë kolektive për pagat dhe do të krijojë një regjistër për sindikatat.

Të fundit