Flash News

KRYESORE

“Më duheshin lekët”, Ronela Hajati: Më mirë këmbët përpjetë në skenë sesa jashtë

Këngëtarja Ronala Hajati njihet për guximin, thjeshtësinë e sportivitetin e saj. Në  2013-n, performanca e Ronelës në Kënga Magjike bëri shumë zhurmë.  Këngëtarja ka bërë “twerk” në skenë, një lloj kërcimi i cili nuk ishte kaq i përhapur sa në ditët e sotme

Por, 5 vite më vonë, Ronela e ka sqaruar këtë gjë në emisionin “Boom” me Fiori Dardhën dhe Rozana Radin. 

E pyetur për këtë , ajo ka thënë: “ Për kohën ishte guxim i madh, po ta bësh në klip nuk vërehet shumë, por në skenë që ke njerëz aty përballë, edhe ato vërtet ishin gjeste.. Në prova nuk e kam bërë se e dija që nuk do të lejonte Arditi. Gjithmonë i kam bërë këto gjërat. Por atëherë ka qenë një periudhë që nuk kisha mundësi të bëja klipe fare dhe të vetmen dalje që mund të bëja ishte “Kënga Magjike”. Mezi e prisja që të vinte, përgatitesha gjithë vitin.Unë ato lekë duhet t’i fitoja, më mirë me këmbët përpjetë në skenë sesa jashtë skenës”.

Ndiqni videon e Ronelës më poshtë:

 

Të fundit