Flash News

KRYESORE

“Duhet dialog”, Bardhi i kërkon Majkos të reflektojë: Çfarë ndodhi në zgjedhjet e 2017-ës

“Duhet dialog”, Bardhi i kërkon Majkos të reflektojë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i është përgjigjur ministrit për Diasporën, Pandeli Majko që u bëri apel palëve politikë të ulen dhe të diskutojnë për të kaluar krizën politike në vend.

Në televizionin ‘Fax News’, Bardhi i kërkoi deputetit të PS-së që para se të bëjë deklarata të tilla, të pranojë se në Zgjedhjet e Përgjithshme të 2017-ës, mazhoranca bleu vota.

“Majko përpara se të bëjë thirrje për dialog, të gjejë kurajën që të deklarojë se votat në zgjedhjet e 2017 janë vjedhur dhe janë blerë. Ai nuk e ka bërë këtë gjë dhe as nuk do ta bëjë, dhe nuk mund të ketë dialog me askënd që nuk pranon se zgjedhjet janë vjedhur dhe janë blerë”.

Bardhi konsaton se në aksionin e opozitës ka pasur edhe mjaft socialist të zhgënjyer nga mazhoranca, ndërsa paralajmëroi se çdo zyrtarë që ka grabitur pasuri publike do të dënohet.

“Ka një besim të rritur tek aksioni opozitar dhe ka një zhgënjim në rritje tek mazhoranca. Me dhjetra kontakte kam marrë edhe nga eksponentë socialist që më kanë komunikuar se janë të pa kënaqur me këtë qeveri dhe se e mbështesin opozitën në aksionin e saj. Ky nuk është një aksion i partive politike por është një bashkim qytetar që normalisht e udhëheq opozita pasi e ka për detyrë që ta bëjë këtë gjë. Çdo zyrtar publik do të hidhet në kosh, nga ata që kanë vjedhur dhe abuzuar me pasuritë publike”, përfundoi Bardhi.

Të fundit