Flash News

KRYESORE

Duhet të guxoni! Si të kombinoni çorapet me veshjen

Çorapet janë një pjesë e rëndësishme e veshjes, e sidomos tek meshkujt. Prandaj dhe ata nuk ngurrojnë të bëjnë dhe blerje të guximshme sepse duan të tregojnë një stil të veçantë.

Një mashkull elegant dhe i kujdesshëm ndaj detajeve nuk mund te harroje te kujdeset për veshjen e tij. Behet fjale për disa këshilla te vogla por qe bëjnë me te vërtet diferencën midis këtyre sepse është mire te merrni ne konsiderate edhe kombinimin e çorapeve me pjesën tjetër te veshjes.

Për të pasur disa ide bazike në zgjedhjen e çorapeve të meshkujve duhet të keni parasysh disa këshilla që ju ndihmojnë të bëni kombinimet e duhura.

Si të zgjidhni ngjyrat

Fillimisht ngjyrat e çorapeve kombinohen me ato të këpucëve por në të njëjtën kohe duhet të keni parasysh edhe ngjyrën e pantallonave dhe të xhaketës. Për të pasur një kombinim sa më të mirë do t'ju mjaftojë të respektoni rregullat bazë të kombinimit të ngjyrave dhe të keni gjithmonë në dispozicion çorape në ngjyrë të zeze, blu të erret dhe gri të errëta. Me këto tre ngjyra mund të kombinoni me lehtësi ato veshje që keni në gardërobë për më tepër zgjedhja e çorapeve njëngjyrëshe mund të përdoret për raste formale. Por nëse çorapet janë me fantazi mund të vendosni si kombinoni me ngjyrën e kravatës apo të këmishës duke luajtur me ngjyrat.

Si te zgjidhni materialin

Kur zgjidhni çorapet për meshkuj në çfarëdo ngjyre apo fantazie keni vendosur për ti blerë zgjidhni me kujdes materialin. Është e preferueshme që çorapet ti zgjidhni prej pambuku apo me fije leshi skocez. Materialet më të rënda, si leshi, duhet të vishen në ditë shumë të ftohta dhe jo formale.

Si të zgjidhni gjatësinë e çorapeve për meshkuj

Çorapet për meshkuj dhe në gjatësinë e duhur janë ato kur arrijnë deri tek pulpat dhe nuk janë të lejuara gjatësi të tjera mbi të gjitha kur behet fjalë për raste formale. I vetmi përjashtim është kur bëhet fjalë për çorapet peshqir të cilat siç e thamë përdoren vetëm në aktivitet fizik. Përdorimi i çorapeve me fantazi për meshkuj janë shume ne mode por ne raste formale preferohen ato njëngjyrëshe.

Të fundit