Flash News

KRYESORE

Duhet të jetë në ‘top formë’ për finalen e Champions, Salah nuk e prish agjërimin

Duhet të jetë në ‘top formë’ për finalen e

Finalja e madhe e Kjevit është vetëm dy ditë larg, ndërkohë që lojtarët e ekipeve finaliste, Real dhe Liverpool, duhet të jenë në formën e tyre më të mirë për të dhënë maksimumin në fushë.

Por futbollsiti egjiptian i “the reds”, Mohamed Salah, ka nisur ramazanin që më 16 maj dhe ai nuk do ta prishë agjërimin as ditën e Championis, ku do t’i duhet më shumë energji se kurrë.

Sipas mediave të huaja, Salah u ka thënë të afërmve që nuk do ta prishë agjërimin, pasi kjo gjë nuk do ta pengojë për të dhënë më të mirën në fushë.

Ndërsa futbollisti mysliman, Nabil El Zhar, që luan me Leganesin në Spanjë, është shprehur se kur është me agjërim luan edhe më mirë sepse është “më i pastër brenda”.

Të fundit