Flash News

KRYESORE

A duhet të miratohet “leja menstruale”, apo duhet të konsiderohet si një cikël i turpshëm?

A duhet të miratohet “leja menstruale”, apo duhet të

Periudha e ciklit menstrual te shumë femra kalon me probleme të mëdha. Pikërisht gjatë këtyre ditëve shumë prej tyre e konsiderojnë të turpshme të tregojnë se nga se vuajnë dhe e shpeshherë e tregojnë duke pëshpëritur vetëm për shoqen e tyre.

 BBC i ka kushtuar një artikull debatit nëse femrat duhet të marrin leje gjatë ditëve që janë me cikël menstrual, duke vënë thekësin tek lënia jashtë e steriotipeve dhe stigmatizimeve të menstruacioneve si të pahijshme e të turpshme. 

Nismat për t'u dhënë grave pushime gjatë ditëve që ato janë me perioda është shoqëruar me reagime të ndryshme. Si mund të krijojnë politika që mbështesin punëtoret femra, punëdhënësit Bex Baxter punonjëse në një firmë me bazë në Bristol u tmerrua një ditë kur teksa ishte duke u futur në zyrën e saj, gjeti asistenten e saj, të cilës i kishte rënë të fiktë mbi tavolinën e punës  duke i shërbyer një klienti  me fytyrën e bardhë si fletë, ku lexohej qartë dhimbja që i kishte shkaktuar ky cikël biologjik.

 Pas kësaj ajo shkoi direkt të drejtori i kompanisë duke i kërkuar leje për të pasi ishte me cikël. Deri në atë kohë, Baxter nuk kishte marrë në konsideratë nëse ish-punëdhënësi i saj, kishte një politikë të “ lejeve menstruale”. Por në atë moment, ajo mendoi për të drejtat themelore të njeriut – pasi një proces biologjik standard nuk duhet të jetë kurrë i turpshëm. Leja menstruale, është një pushim që u jep grave që vuajnë nga dhimbjet e periudhës ekstreme që të qëndrojnë një ose dy ditë larg punës.

 Kjo leje tashmë ekziston në disa vende të botës, por është kritikuar gjerësisht si kundër-produktive, shpesh duke përforcuar stereotipet negative të punëtorëve femra. Në disa vende aziatike, duke përfshirë Japoninë, Indonezinë, Tajvanin, Korenë e Jugut dhe në krahina të caktuara kineze, gratë lejohen të qëndrojnë në shtëpi për një pjesë të caktuar të periudhave të tyre mujore. Pak prej tyre përfitojnë nga kjo, megjithëse shumë përmendin frikën e ngacmimit seksual ose perceptimet e dobësisë. Dhe kur parlamenti italian konsideroi futjen e të lejes menstruale shumë veta pyesnin nëse pagimi për tre ditë që merren pushim në një muaj rrezikonte që të dekurajonte punëdhënësit nga marrja e grave në punë. Stigma rreth periudhave - ideja se menstruacionet janë të pista, të turpshme dhe të pahijshme - mund t'i mbajnë vajzat dhe gratë larg shkollës dhe jashtë fuqisë punëtore.

Të fundit