Flash News

KRYESORE

Duhet të ndjekë shkollën ku ka qenë William dhe Harry, nuk dihet si do veprohet me princin George

Pandemia e COVID-19 ka bërë që ende të mos dihet si do të vazhdojnë shkollat në shtator. Përflitet se sërish shtatori do të sjellë një "pengesë" në zhvillimin e mësimit në normalitet dhe kjo është problem edhe për çiftin mbretëror , Kate Middleton dhe Princ William.

Duka dhe Dukesha janë duke planifikuar se çfarë do të bëjnë me studimet e djalit të tyre, Princ George. Ashtu siç e do tradita e pallatit mbretëror - duke qenë se vitin tjetër George mbush 8-vjeç -  do i duhet të studiojë në vendet ku William dhe Harry kanë ndjekur shkollën më parë.

Pavarësisht traditës, eksperti i pallatit mbretëror, Ingrid Seward u shpreh se Kate dhe William do e ndjekin me kujdes këtë hap për të voglin e tyre. Ai shtoi se Dukës dhe Dukeshës do i duhet të shohë dhe të njohë më me kujdes personalitetin dhe dëshirat e George, për të vendosur më pas rreth shkollimit të tij.

Të fundit