Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Duka: “Arena Kombëtare” mund të mos jetë gati as në shtator
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, zhvilloi një vizitë në stadiumin që po ndërtohet “Arena Komnbëtare”, me homologun e tij çek, Martin Malik, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Jan Pauly.
“Objekti është shumë i madh, shumë i bukur dhe komod. I punuar në të gjitha drejtimet me gjëra bashkëkohore, dhe brenda stadiumit, dikush e sheh gjysmë-plot dhe gjysmë-bosh, për sa i përket termave kohorë. Duam të luajmë në shtator në ‘Arena Kombëtare’ dhe ia kemi bërë të qartë kompanisë këtë.
Duam ta shijojmë stadiumin e ri, por mund të arrijmë edhe më shumë rezultate me më shumë spektatorë dhe atmosferë. Kompania po bën të gjitha përpjekjet. Ka skeptikë, ka optimistë, por nuk mund të jemi shumë të sigurt për shtatorin.”, tha Duka.
Ai shtoi se mirë ëhstë për të dy federatat që të shkëmbejnë eksperienca menaxheriale dhe drejtimi.