Flash News

KRYESORE

Duka çel Asamblenë e FSHF-së: Besoj se do bëni zgjedhjen e duhur, kemi objektiva për të realizuar

Duka çel Asamblenë e FSHF-së: Besoj se do bëni zgjedhjen e

Armando Duka ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Kreu Aktual i FSHF-së gjatë fjalës së tij, teksa falenderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre, bëri një përmbledhje të shkurtër të asaj çfarë ka ndodhur brenda një viti.

“Të nderuar anëtarë të Asamblesë, të nderuar përfaqësues dhe kandidate për president. Sot kam kënaqësinë të hap këtë asamble, që është mjaft e rëndësishëm. Një proçes i rëndësishëm për katër vitet e ardhshme. Jemi këtu për të bërë bilancin për punën e bërë.

Nga asambleja e shkuar deri sot, Federata ka bërë një punë të rëndësishme. Jemi koshientë për atë që kemi arritur dhe mbi të gjitha për atë që duhet bërë.

Futbolli prodhon emocione dhe sfida. Këtë mision na e ka ngarkuar familja e futbollit, për të qenë ambicioze drejt suksesit. Futbolli regjistron mjaft ngjarje. Objektiva tona do jetë te infrastruktura, masivizimi, pasioni i fëmijëve që luajnë futboll. Përkushtimi dhe vullneti për të përmirësuar dhe hedhur hapa s’ka munguar. Përkundrazi është rritur imazhi në arenën ndërkombëtare.

Shpresoj shumë dhe besoj se do të bëni zgjedhjen e duhur. Duke vlerësuar mbi të gjitha alternativën që duhet në futbollin shqiptar. Duhet të fitojë futbolli. Dhe të gjithë bashkë do të çojmë përpara sfidat e deritanishme. Kjo asamble me vendimet e saj do t’i japë shtysë akoma më të fortë ambicieve tona. Objektivat tona kanë qenë dhe do të jenë dhe mbeten insfrastrukura, të rinjtë, dhe shumë detaje të tjera që ne do vazhdojmë të bëjmë për të rritur imazhin e futbollit shqiptar kudo.Të nderuar anëtarë, ju do të ushtroni sot të drejtën e votës, duke bërë zgjedhjen e duhur. Kam bindjen e palëkundur se kjo asamble do t’i japë një shtysë akoma më të fortë synimeve tona.“

Të fundit