Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Duka: Detyra jonë të çojmë në institucionet e pushtetit vendor zërin e atyre që ndihen të papërfaqësuar e të zhgënjyer nga politika
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në Lezhë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Duka thotë se zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nuk mund të jenë thjesht një “referendum” mbi cilësinë e qeverisjes qendrore por duhet të jetë një ditë në të cilën mund t’i japim pushtetit vendor vlerën që realisht ka në demokraci.
Në takimin në fjalë, Duka njofton se me strukturat e PAA-së nisën procesin e përzgjedhjes të kandidatëve tanë për këshillat bashkiak të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës.
“Është detyra jonë, të punojmë natë dhe ditë, për të çuar në institucionet e pushtetit vendor zërin e gjithë atyre që ndihen të papërfaqësuar, të zhgënjyer dhe të prerë në besë nga politika.
Për mua, dhe PAA-në, kulti i besës, që është edhe kulti i fjalës së dhënë, është institucioni mbi të cilin kemi ndërtuar, e do të ndërtojmë, të gjithë veprimtarinë tonë politike”, shprehet Duka.
Postimi i plotë i Agron Dukës
Për ne, zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nuk mund të jenë thjesht një “referendum” mbi cilësinë e qeverisjes qendrore. 30 qershori duhet të jetë një ditë në të cilën mund t’i japim pushtetit vendor vlerën që realisht ka në demokraci, duke propozuar alternativën tonë, dhe kandidatët tanë më të mirë, për përfaqësimin e të gjitha atyre komuniteteve që “Reforma territoriale” i ka dënuar me harresën.
Sot, me strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste, nisëm procesin e përzgjedhjes të kandidatëve tanë për këshillat bashkiak të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës. Është detyra jonë, të punojmë natë dhe ditë, për të çuar në institucionet e pushtetit vendor zërin e gjithë atyre që ndihen të papërfaqësuar, të zhgënjyer dhe të prerë në besë nga politika.
Për mua, dhe PAA-në, kulti i besës, që është edhe kulti i fjalës së dhënë, është institucioni mbi të cilin kemi ndërtuar, e do të ndërtojmë, të gjithë veprimtarinë tonë politike.