Duka i gatshëm për koalicion me PS-në, por në vend të Edi Ramës të jetë Erion Braçe

Në një intervistë për Report Tv, kreu i PAA Agron Duka tha se nëse në zgjedhjet e 2021 votat e partisë që ai drejton do të nevojiten për formimin e një qeverie të re, me PS, ai do të pranojë. Por kushti është që kryeministër të mos jetë Edi Rama.

“Nëse nuk ka koalicione parazgjedhore, a përjashton Agron Duka një koalicion me PS-në pas zgjedhjeve?”, u pyet kreu i PAA.
“Edhe mund të ndodhë. Nëse ne marrim aq deputetë sa i duhen forcës që do të fitojë dhe në rastin konkret mund të jetë PS, por pa Ramën, unë personalisht me Ramën nuk mund të bëj koalicion, ne jemi thyer njëherë për atë punë””, tha ai.

Por kush mund të jetë tjetër? , u pyet nga gazetari Besard Jacaj.

“PS ka shumë figura”, tha Duka.
Për shembull zoti Braçe?, e pyeti gazetari.

“Po edhe ai mund ta bëjë, shumë i mirë është, ka shumë eksperiencë dhe shumë më shumë kontribute sesa Rama në PS, që është konvertuar socialist kohët e fundit, ka qenë rilindas. Në jetën politike ka qenë simpatizant i opozitës aso kohe, anti-konformist, pak rebel, që i pëlqente mendja e tij e pa përshtatur nga forca që ka dalë më vonë u konvertua, filloi të vishej me kollare”, u shpreh Duka.