Flash News

KRYESORE

Duka i kërkon ndihmë pas tërmetit presidentit të UEFA-s dhe legjendës Figo

Duka i kërkon ndihmë pas tërmetit presidentit të UEFA-s dhe

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, sot ishte i pranishëm në Bukuresht, aty ku u hodh shorti për Kampionatin Europian të Futbollit të vitit 2020. Numri 1 i futbollit shqiptar raportohet nga sajti i federatës se është takuar me presidentin e UEFA-s, Ceferin, për të kërkuar ndihma për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit. Duka është takuar edhe me legjendën e futbollit portugez, Figo.

Ja postimi i plotë i federatës në rrjetet sociale:

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka e ka përdorur pjesëmarrjen në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020, për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti.

Presidenti Duka, ka biseduar nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian. Kjo temë është diskutuar edhe me këshillëtarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.

Presidenti Duka ka takuar disa nga homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre. Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre.

Të fundit