Duka i Madh i Rusisë do të ndihmojë Shqipërinë pas apelit të Princit Leka

Për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria pas tërmetit vdekjeprurës të mëngjesit të 26 nëntorit, janë mobilizuar shtete të ndryshme e partner nga gjithë bota. Një ndihmë vjen dhe nga Rusia e largët, ku Duka i Madg i Rusisë, George, do të ndihmojë të prekurit nga tërmeti.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Duka ka njoftuar që pas apelit të Princit Leka,të cilin e ka dhe kushëri, do të ndihmojë popullin shqiptarë:

“I jam përgjigjur kërkesës për ndihmë të kushëririt tim Princit Leka të Shqipërisë, pas tërmetit që goditi Shqipërinë dhe la të vdekur 50 njerëz, 2000 të plagosur, dhe 2400 ndërtesa të dëmtuara. Do dhuroj për të ndihmuar popullin e Shqipërisë në këto momente të vështira.”

Ai ka shoqëruar postimin me hashtag-e të ndryshme ku njëri prej tyre është: Lutuni për Shqipërinë.