Flash News

KRYESORE

Duka: Krimi dhe mazhoranca janë në simbiozë, duhen rrëzuar të dyja

Duka: Krimi dhe mazhoranca janë në simbiozë, duhen rrëzuar

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, u shpreh se ajo që bashkon më tepër se gjithçka tjetër opozitën, është lidhja e mazhorancës me krimin.

Në takimin e partive opozitare të mbajtur sot në Vlorë, Duka tha se mazhoranca dhe krimi janë në simbiozë me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye duhen rrëzuar të dyja, pasi krimi, theksoi kreu i PAA-së, bën vota për të sjellë mazhorancën në pushtet ndërsa kjo e fundit mban krimin nëpërmjet favoreve që vazhdon t'i bëjë.

“Jam i kënaqur që shtohet fronti opozitar, madje mendoj që çdo qytetar, çdo intelektual duhet t'i bashkohet opozitës edhe për faktin, unë besoj që është fakti që na bashkon më tepër se gjithçka i lidhjes, simbiozës, betonizimit që ka kjo mazhorancë me krimin.

Mendoj që e ardhmja e shqiptarëve, jo vetëm e njerëzve që merren me politikë, është jo e sigurtë në këtë ambient ku jetojmë.

Simbiozë që do të thotë që dy organizma nuk jetojnë si parazitë tek njëri-tjetri po ndihmojnë njëri-tjetrin. Që do të thotë, nëse ne duhet të rrëzojmë krimin duhet t'i hedhim të dy bashkë. Sepse i pari bën vota për të sjellë mazhorancën në pushtet, dhe i dyti mban krimin nëpërmjet favoreve që vazhdon t'i bëjë”, theksoi Duka.

 

Të fundit