Flash News

KRYESORE

Duka nga Pogradeci: Është koha që shqiptarët t’i heqin vizën Rilindjes, siç bëri Amerika me Dakon

Gjatë një takimi me strukturat e partisë që drejton në Pogradec, Agron Duka tha se vetëm zgjedhjet e parakohshme mund ta kthejnë vendin në normalitet.

Më tej ai u ndal te vendimit i Departamentit Amerikan të Shtetit për Vangjush Dakon, duke thënë se edhe shqiptarët duhet të bëjnë të njëjtën gjë me Rilindjen.

 

Ja çfarë shkruan Agron Duka:

Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund ta kthejnë vendin në normalitet; vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’i kthejnë legjitimitetin pushtetit qendror dhe vendor të kapur nga partia-shtet.

Ekonomia, siguria, arsimi dhe perspektiva europiane e vendit kërkojnë zgjidhje afatgjata, të cilat mund të burojnë vetëm nga gara e drejtë elektorale dhe vota e lirë dhe e ndershme.

Për këtë arsye vijojmë takimet me strukturat e PAA-së, dhe sot, nga qyteti i Pogradecit, dua t’ju them se pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që konfirmon drejtësinë e kauzës sonë, është koha që edhe shqiptarët t’i heqin vizën ‘Rilindjes’

 

Të fundit