All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Duka për zgjedhjet: Çështja nuk është aq e madhe, na kanë kërkuar vetëm disa dokumenta

Duka për zgjedhjet: Çështja nuk është aq e madhe, na
All - Paragraf - 1

Vendimit i gjykatës për të kthyer regjistrimin e veprimtarisë së Asamblesë, për shkak të mungesës së disa dokumenteve të presidentit Armand Duka i cili fitoi zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, vazhdon të jetë një çështje e lënë pezull.

All - Paragraf - 3

Në një intervistë për “Top Channel”, presidenti Duka është shprehur se i kanë kërkuar disa dokumenta shtesë dhe se situata nuk është kaq e madhe sa është bërë.

“Na kanë kërkuar disa dokumente shtesë, që ne po i bëjmë gati. Nuk ka asgjë kaq të madhe sa është bërë, e sigurisht nuk do të ketë asnjë ndryshim”, ka thënë ai.

Duka gjithashtu ka kujtuar vlerësimin që i’u bë procesit zgjedhor nga UEFA dhe FIFA, dhe është shprehur se presidenti i FIFA-s do të vijë në Tiranë brenda këtij viti.

“UEFA dhe FIFA kanë pasur një vlerësim maksimal për këto zgjedhje, menjëherë pas përfundimit të tyre. Madje, edhe bashkëpunimi i tyre vazhdon. Brenda këtij viti do të vijë në Tiranë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino për të parë projektet tona”, tha më tej Duka.

Ai është pyetur edhe për rastin e Skënderbeut që u dënua me 10 vite përjashtim nga kompeticionet evropiane të futbollit, ku tha se ky ishte një lajm jo i mirë për futbollin shqiptar dhe se pas vendimit të UEFA-s ekipi korçar nuk ka pse të dënohet sërish edhe nga kampionati vendas.

“Më vjen keq. Ky është një lajm i rëndë për klubin dhe vet futbollin vendas. Nëse këto janë të faktuara, atëherë drejtësia të bëjë punën e saj, ndërkohë që nëse jo, klubi duhet të gjejë rrugën për t’u mbrojtur”, deklaroi Duka. Ne e kemi marrë njëherë vendimin për ta dënuar Skënderbeun. Vendimi i UEFA-s nuk na detyron ne që ta dënojmë sërish”, u shpreh Armand Duka.

 

Të fundit