Flash News

KRYESORE

Duka planifikon shkarkimin e Panuçit, në bisedime me ish-trajnerin e Napolit

E ardhmja e Kristian Panuçit në krye të pankinës së Kombëtares Shqiptare nuk është më e sigurt pas humbjes me Turqinë, në stadiumin ‘Loro Boriçi’, në Shkodër.

Sipas ‘BalkanWeb’, Armand Duka, kreu i FSHF-së, është duke menduar për shkarkimin e Panuçit dhe zëvendësimin e tij me një tjetër italian, 73 vjeçarin Edoardo Reja.

Raportohet se Reja ka ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Turqi, ndërkohë që në përfundim të saj ka zhvilluar një takim me Dukën.

Skuadra e fundit që Edi Reja ka drejtuar ka qenë Atalanta në Serie A, në sezonin 2015-2016. Gjatë karrierës së gjatë, ai ka drejtuar edhe skuadrat e Napolit, Lacios, Hajdukut të Splitit, Torinos, Bolonjës, etj.

Reja ka fituar dy Serie B me skuadrat e Vicensës dhe Bershias.

*Edi Reja

Të fundit