Flash News

KRYESORE

Duka: Subvencionimi i bujqësisë sa 1 km rrugë me standardet e “Rilindjes”

Duka: Subvencionimi i bujqësisë sa 1 km rrugë me standardet e

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një bashkëbisedim për buxhetin 2019 me perfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi.

Në fjalën e tij, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, u ndal tek subvencionet në bujqësi.

“Gjithë bota e subvencionon bujqësinë, kurse tek ne subvencionimi është vetëm 20 milionë euro. Një fond i pamjaftueshëm që s’pasqyron rritje. Kjo shifër është 1 km rrugë me koston e ‘Rilindjes”, thotë Duka.

“Mëkat i madh që bujqësia subvencionohet me 1 km rrugë. Mendoni se në zonat rurale jetojnë 460 mijë familje fermere. Nëse ne pjesëtojmë shifrën me numrin e familjeve fermere, na del 45 euro për familje. Mendoni nëse disbursohen plotësisht, kur ato disbursohen vetëm 5-10 %.

Mendoni çfarë suvencionimi i bëhet bujqësisë. Subvencionime që sipas statistikave janë 10 herë më të ulëta sesa në Kosovë dhe 12 herë më të ulëta sesa në Maqedoni”, tha ai

Të fundit