Flash News

KRYESORE

Duka tregon ëndrrën e madhe, rrëfehet nga Arena Kombëtare

Duka tregon ëndrrën e madhe, rrëfehet nga Arena Kombëtare

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur për RTSH Sport nga fusha e stadiumit të përfunduar "Arena Kombëtare". Presidenti i kombëtares shfaqet mjaft krenar dhe ende nuk e beson se gjithçka ka përfunduar si duhet.

"Ky është projekti më i mirë dhe më madhor i futbollit në Shqipëri. Vërtet ka qenë një ëndërr për mua. Sa herë që e shoh, më duket sikur e shoh ende si në ëndërr. Po është një gjë që e meriton tifozeria shqiptare, e meriton Kombëtarja e Shqipërisë.

"E nisim përurimin me futbollin e femrave jo pa qëllim. Kjo pasi ka nisur më vonë se në vendet e tjera të Europës, megjithëse ka bërë hapa dhe është rritur në dy vitet e fundit. Ne e kemi një nga qëllimet kryesore përparimin e futbollit të femrave në Shqipëri. Ky ishte rasti më i mirë që t’i ftonim vajzat që të luanin futboll”, - u shpreh Armand Duka.

Të fundit