Dukagjin, bie në greminë një efektiv i RENEA-s

Një efektiv i forcave RENEA ka rënë në një greminë në zonën e Dukagjinit, në Malësinë e Madhe.

Ngjarja është shënuar në Malin e Zorgjit, që njihet si një terren i theksuar malor.

Sipas të dhënave të para, efektivi është identifikuar me emrin Bledar Beluli dhe ka pësuar dëmtime më gjymtyrë.

Po ashtu, mësohet se efektivi ka rënë nga lartësia teksa ka qenë në këtë zonë për shëtitje. Për nxjerrjen e tij, pritet ndërhyrje nga ajri.