Flash News

KRYESORE

Dukagjin Lipa konfirmon negociatat: Dua, shumë afër realizimit të këngës së “James Bond”

Dukagjin Lipa konfirmon negociatat: Dua, shumë afër realizimit të

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, ka pranuar publikisht gjatë emisionit ‘Wake Up’ në Top Channel se, janë në negociata për realizimin e kolonës zanore të filmit “James Bond”.

Ndonëse nuk e konfirmoi zyrtarisht se marrëveshja është arritur, Dukagjin Lipa theksoi se palët janë shumë afër.

“Nuk mund ta konfirmoj në këtë moment. Kemi patur bisedime dhe po merret në konsideratë. Jemi shumë afër”, tha ai.

Ndërkaq ai foli edhe për eventin më të madh që pritet të mbahet në Prishtinë.

“Sunny Hill”, konsiderohet festivali më i madh në Evropën Juglindore që organizohet nga datat 10, 11 dhe 12 gusht 2018 në Parkun e Gërmisë, në Prishtinë. Ky Festival ka për qëllim që të promovojë muzikën dhe kulturën shqiptare por dhe të krijojë ura bashkëpunimi mes artistëve të rinj ndërkombëtare. Dhe sigurisht Dua Lipa do të performojë në natën e parë të festivalit “Sunny Hill” më 10 gusht 2018, në Prishtinë dhe po atë natë, në skenë ngjitet edhe Stanaj, një tjetër këngëtar shqiptaro-amerikan i suksesshëm. Përveç këtyre në tri ditët e Festivalit do të këndojnë këngëtare të njohur të huaj dhe shqiptarë si Action Bronson, Martin Garrix, Ledri, Mc Kresha dhe Dafina Zeqiri.

Të fundit