All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Duka ngre supet për titullin e 2016-s: Nuk e di… të presim!

Duka ngre supet për titullin e 2016-s: Nuk e di… të presim!
All - Paragraf - 1

Titulli i sezonit 2015-2016 i është hequr Skënderbeut nga Komisioni i Etikës, por Komiteti Ekzekutiv nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëhet me atë titull, nëse do t’i kalohet Partizanit, apo nuk do t’i akordohet asnjë ekipi.

All - Paragraf - 3

 I pyetur në Supersport për këtë çështje, Duka është treguar politikan, duke deklaruar:

 “Nuk mund të them dot asgjë. Aktualisht nuk e di se çfarë parashikojnë rregullat dhe se çfarë do të ndodhë.

 Për më tepër nuk është zbardhur akoma vendimi i Komisionit të Etikës për të parë dhe vendosur edhe komisionet e tjera, apo për të reflektuar për masat e tjera, nëse është penalitet, nëse do të jetë kampionat pa fitues, apo do ta marrë një skuadër tjetër. Mbetet për t’u parë…”

Ndërkohë Partizani të enjten do të përballet në ndeshjen e tij të dytë me bullgarët e Botevit dhe të gjitha energjitë e bateritë janë fokusuar aty, dhe pse ndeshjen e parë Partizani e humbi me rezultatin 3-1. Por, me t’u kthyer nga Bullgaria, Partizani që nuk mundet dot të kalojë fazën e dytë, do t’u kthehet debateve për titullin që pretendon, atë të vitit 2015-2016.

 

Të fundit