Flash News

KRYESORE

Duket e çuditshme, por përtypja e çamçakëzit ndihmon në shmangien e rrudhave të fytyrës

Duket e çuditshme, por përtypja e çamçakëzit

Fytyra është ajo pjesë e trupit që çdo femër bën të pamundurën për t'u dukur sa më mirë, por me kalimin e viteve rrudhat fillojnë të krijojnë probleme të cilat asnjë grua nuk i dëshiron.

Për të pasur një fytyrë sa më të bukur dhe për të evituar rrudhat, është e nevojshmë të bëjmë kujdes me mënyrën e të ushqyerit dhe trajtimin e lëkurës.

Disa nga mënyrat më të mira për të pasur një fytyrë rinore :

Kosi

Hani sa më shumë kos, pasi ai ju gjallëron lëkurën dhe ngadalëson procesin e plakjes. Kosin mund ta përdorni për lëkurën edhe në rastet e djegieve nga dielli.

Përtypja e çamçakëzit

Rrudhat janë armiku më i madh i fytyrës dhe një mënyrë tepër efikase për reduktimin dhe parandalimin e rrudhave është përtypja e çamçakëzit për 15-20 minuta në ditë. Çamçakëzi ushtron muskujt dhe stimulon qarkullimin e gjakut në fytyrë, duke rritur funksionin metabolik të qelizave të fytyrës.

Frutat dhe perimet e freskëta

Perimet dhe frutat organike janë ushqimet që i’u japin vitaminat që ju duhen për flokët dhe lëkurën, por edhe për organizmin në tërësi. Ushqime të tjera që ju mbajnë të freskët dhe të shëndetshëm janë ushqimet me bazë integrale me një dozë të lartë seleni, minerali që i jep elasticitetin lëkurës.

Të fundit