Flash News

KRYESORE

"Duket si syri i Sauron", publikohet fotografia e parë reale e një vrime të zezë

Një rrjet prej tetë teleskopësh nëpër botë kanë arritur të regjistrojnë imazhin e parë të një vrime të zezë dhe astronomët thonë se ky është një revolucion në kuptimin që ne kemi për objektet më enigmatike të universit.

Fotografia tregon një rreth të madh pluhuri dhe gazi, duke përshkruar një vrimë të zezë gjigante, në zemër të galaktikës Messier 87, që ndodhet 55 milionë vite dritë larg nga Toka.

Kurrë më parë nuk është fotografuar një vrimë e zezë. Studiuesit kanë punuar për vite me radhë në këtë ndërmarrje të jashtëzakonshme, një arritje e vërtetë për shkencën dhe në veçanti për astronominë dhe astrofizikën.

"Duket si Syri i Sauron tek Zoti i Unazave", tha studiuesja Jessica Dempsey, e cila kontribuoi në zbulimin e bërë.

Të fundit