Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
‘I duket vetja ministre’, kritika për një tjetër drejtoreshë të Ramës
Pas ardhjes në pushtet, kryeministri Rama emëroi në disa poste të rëndësishme disa gra. Por pavarësisht propagandës së Ramës, performanca e tyre ishte shumë larg edhe asaj që priste kreu i qeverisë.
Së fundmi, kritika janë adresuar edhe për kreun e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula. Një prej anëtarëve të Autoritetit, Daut Gumeni, në intervistën e fundit televizive është shprehur me kritika ndaj Sulës duke thënë ndër të tjerash se ajo që drejton autoritetin i duket vetja ministre.
“Autoriteti është kthyer pa autoritet. Se ai që drejton autoritetin, për fat të keq është grua dhe ne gratë i kemi më të mira por ajo ka takuar me dëshira të mëdha për pushtetare, i duket vetja ministre, edhe shko thuaj çfarë të duash ti, po dole me mendim të kundërt. ti s’je për atë punë, më mirë nuk vete fare. Atje ku flet e s’të dëgjojnë s’ke pse vete”, u shpreh Gumeni në emisionin ‘Studio e Hapur’ pak ditë më parë.
Në mandatin e parë të qeverisë Rama, Gentiana Sula mbajti postin e zëvendësministres tek ministria e Mbrojtjes Sociale ndërsa dy vite më parë u zgjodh në krye të autoritetit për hapjen e dosjeve.