Flash News

KRYESORE

Dule: Pikëpyetjet që ngrihen për ngjarjen e ndodhur në Bularat

Dule: Pikëpyetjet që ngrihen për ngjarjen e ndodhur në

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule tha se për ngjarjen e ndodhur në Bularat ka shumë pikëpyetje, pasi sipas tij, nuk dihet ende si nisi konflikti dhe kush e mori vendimin për t’i dhënë një zgjidhje fatale.

“Dëshiroj që të theksojmë thirrjen tonë për gjakftohtësi, por të demonstrojmë  vendosmëri se kjo çështje duhet zbardhur në të gjitha detajet e saj me të gjithë transparencën e mundshme. Ka shumë pikëpyetje që e bëjnë me delikate. Si nisi konflikti dhe nga u provokua? Mbetet ende pa përgjigje. Kush ishin rrethanat dhe nga kush u mor vendimi për të dhënë një zgjidhje fatale, ndërkohë që ekzistonin edhe alternativa të tjera që do të garantonin jetën”, tha Dule.

Kreu i PBDNJ-së shtoi më tej se “policia e ka vënë vetë në pikëpyetje operacionin e saj të djeshëm, duhet që të jemi të ndërgjegjshëm për pikëpyetjet që si në këtë rast, por edhe në rastet të tjera, çdo qytetar ka për policinë e vendit tonë”.

 

Të fundit