Flash News

KRYESORE

Dule: Qeveria synon rrëmbimin e pronave në Himarë

Dule: Qeveria synon rrëmbimin e pronave në Himarë

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, gjatë një interviste të dhënë sot për “Zërin e Amerikës” u shpreh se marrëdhëniet ndërshtetërore ndërmjet Grerqisë dhe Shqipërisë duhet të jenë më të larta.

Ndaj pyetjes nëse Greqia po shrytëzon pozitat e saj si anëtare në BE në bisedimet me Shqipërinë, Dule tha se “Këto janë situata artificiale, larg realitetit. Bëhret fjalë për dy vende anëtare të NATO-s. Nuk ka marrëdhëmnie dominimi, ka marrëdhënie partneriteti, sepse jemi pjestarë të së njëjtës familje, soyt në NATO dhe nesër shpresojmë edhe në BE. Secila palë duhet t’i kushtojë vemendjen e duhur marrëdhënieve”.

Dule akuzoi se gjatë qeverisjes Rama “janë bërë hapa prapa në këto marrëdhënie, janë reflektuar me lëvizje konkrete, jo në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar”.

Lidhur me prishjet e ndërtimeve në Himarë, Dule tha se “Është legjitime për qeverinë e Athinës që të tregojë dhe të këktojë të drejtat e minoritetit grek. Të drejtat s’janë ekskluzivitet i një vendi, janë universale. Greqia duhret të interesiohet sistematikisht për fatin e tyre. Ka shumë shqiptarë dhe grekë që kanë dy-shtetësi, duhet më shumë vëmendje, që mos ketë abuzime me të drejtate tyre. Me statusin e pronave kemi parë vetëm majën e Ice Bergut. Qeveria e sotme, përmes projekteve në Himarë ka një filozofi që synon rrëmbimin e pronës nga pronarët e ligjshëm, vënien e tyre në mënyrë abuzive në shërbim të inetresave të të ashtuquajturve investitorë strategjikë, që janë shumë të dyshimtë, për oriogjinën e burimeve të tyre. Nuk ka Bashki tjetër në republikë, ku përqindja e pasurtive të paregjistruara të shënojë nivele kaq të larta” – tha Dule.  

 

 

 

Të fundit