Flash News

KRYESORE

Duma e preferuara e Bashës? Ja si e komenton zëdhënësja e PD-së

Duma e preferuara e Bashës? Ja si e komenton zëdhënësja e

E pyetur nga Nisida Tufa e emisionit “Kjo Javë” në lidhje me cilësimin e politikanes si të preferuarën e Lulzim Bashës, Grida Duma është përgjigjur prerazi.

“Nuk kam asnjë ide si lind ky vlerësim. Unë mendoj se në politikë askush nuk ka luksin të ketë të preferuar. Të nevojshëm ka dhe duhet të ketë gjithmonë. Politika nuk ka sinjale preferencash. Sa i përket qëndrimit tim ndaj Bashës, ky është momenti që ka filluar ora e vlerësimit tim për të. Është ende për t’u vlerësuar”, u shpreh Duma.

Ndërsa përsa i përket qëndrimit të Grupit Parlmentar të PD-së, për zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi, Grida u shpreh, “Nuk do të komentoj. Ju përsëris, çfarë është brenda grupit, qëndron brenda grupit”.

Të fundit