Flash News

KRYESORE

Duma e shqetësuar: Kur pritet hapja e negociatave, qeveria pushon eskpertet më të mirë të integrimit

Duma e shqetësuar: Kur pritet hapja e negociatave, qeveria pushon eskpertet

Deputetja demokrate Grida Duma, në seancën me zv.kryeministren Senida Mesi sot në Komisionin e Integrimit, shprehu shqetësimin e largimit nga administrata të ekspertëve më të mirë, në një periudhë kur jemi në pritje të hapjes së negociatave.

" Në këtë vit kur pritet hapja e negociatave humbja e stafeve të specialiuar për integrimin është një humbje për gjithë shqiptarët. Kemi diskutuar më parë që kontratat e këtij stafi të specializuar duhet të ishin specifike për mbajtjen e tyre në administratë. Heqja e tyre nga puna nuk tolerohet”, tha Duma.

Deputetja demokrate u shpreh e shqeqësuar për largimin nga puna pa motiv, të punonjësve të administratës dhe pagimin e tyre nga taksat e qytetarëve si dëmshpërblim.

“Taksapaguesit shqiptare po paguajnë dy administrata, një të punësuar dhe një administratë të tërë që paguhet pasi ka fituar proçeset gjyqësore për heqje të padrejtë nga puna. Nuk ka asnjë përgjegjës për këtë dëm financiar që rëndon në xhepat e shqiptarëve. Vetëm në një vit janë paguar 3.1 miliard lekë për dëmet e heqjeve nga puna padrejtësisht. Nga periudha mars 2014 - dhjetor 2014 janë paguar mbi 3.3 miliard lekë.

 11 mijë procese gjyqësore janë proceduar për heqjet e padrejta nga puna. Po ashtu stafi i integrimit europian është përgjysmuar ndërkohë që është i pari që duhet të ishte mbrojtur sepse është shpenzuar miliona euro për trajnimin e tyre nga Brukseli.

Të fundit