Flash News

KRYESORE

Duma: Mungesa e meritokracisë në Shqipëri prodhon mediokritet

Duma: Mungesa e meritokracisë në Shqipëri prodhon mediokritet

Ish deputetja e PD-së, Grida Duma konsideron mungesën e garës si një ndër problemet më serioze në Shqipëri.

“Mungon gara reale në shkolla, mungon gara në administratë, gare për një vend pune, mungon gara e ndershme mes bizneseve, mungon gara për tu rritur në një vend pune, mungon gara e mendimeve në politikë, mungon dhe gara reale me zgjedhje të lira mes partive dhe brenda partive politike…. një mungesë meritokracie që prodhon mediokritet dhe ndalon zhvillimin e shoqërisë përveçse pamundëson rritjen e individit të spikatur, te formuar!

Kur mungon gara s’ka pse të përpiqesh , dhe pastaj fajësojnë shqiptarët pse nuk përpiqen, për çfarë të përpiqen….?!”, tha Duman ë emisionin “Treshat”.

E pyetur nëse do të pranonte ndonjë post ministror nëse ia ofronte kryeministri Edi Rama, ajo u përgjigj se kurrë nuk do të bëhej pjesë e politikës së pazarave.

Të fundit