Flash News

KRYESORE

Duni: Do të ketë të tjera tërmete, përse ky i sotmi ishte shkatërrimtar

Duni: Do të ketë të tjera tërmete, përse ky i sotmi

Sizmiologu Llambro Duni parashikon se Shqipëria do të goditet nga të tjera tërmete, të cilat do të jenë me intensitet të lartë. Ai mendon për tërmetin e sotëm, ku deri më tani kanë humbur jetën 23 persona dhe janë plagosur mbi 600 të tjerë se pati një fuqi shkatërrimtare për shkak të kohëzgjatjes së tij.

“Me ndodhjen e kësaj ngjarje mendojmë se është realizuar skenari maksimal në Ballkan. Ndërkohë, ato që do vijnë më pas do jenë me intensitet të madh. Pjesa maksimale ka zgjatur 20 sekonda. Ishte më i madh në kohëzgjatje më të madhe se tërmeti i 21 shtatorit. Ky ishte tërmeti më i madh se ai i vitit 1979. Ai tërmet ka pasur 36 të vdekur”, tha Duni në “Real Story” në News 24.

Të fundit