Flash News

KRYESORE

Duro e thotë troç: Klubi nuk më pyeti për sulmuesin, nuk e njoh!

Duro e thotë troç: Klubi nuk më pyeti për sulmuesin, nuk e

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, ka folur para ndeshjes kundër Flamurtarit në kampionat. Ai ka qenë i hapur në lidhje me merkaton dhe ka treguar se sulmuesin e afruar së fundmi, Godberg Cooper nuk e njeh. Tekniku ka shkuar më tej duke thënë se nuk i pëlqen që ka ndryshuar shumë ekipe dhe ka pak minuta në një moshë të re.

Flamurtari – “E kam theksuar që çdo ndeshje ka rëndësinë dhe historinë e vet, sikurse kjo me Flamurtarin. Pavarësisht pozicionit që kanë ata, ne duhet të japim maksimumin. Janë në fund, por kanë lojtarë me përvojë brenda. I njoh mirë atë".

Merkato – “Sot mund të flas për merkaton, pasi është mbyllur. Do them ato që kam për të thënë. E kam theksuar se nuk ka nevojë për ndërhyrje shumë. Doja vetëm zëvendësime për Kitanovksin dhe Dakun. Që në fillim kisha piketuar Demon prej një muaji dhe kishim shpresa deri në fund. Nuk u la i lirë nga Luftëtari.

"Para një muaji i kam kërkuar kongolezin e talentuar klubit, Gondry Sudi Bibonge. Këtu do bënte diferencën. Jam shqetësuar dy ditë më parë, kur erdhi përgjigja negative për vizën. Kisha informacion të plotë për të dhe kishim rënë dakord me klubin dhe lojtarin. Këto dy lojtarë kërkova, kjo është situata.

"Sulmuesin që ka ardhur nuk e njoh, kanë pasur kontakte drejtuesit. Mbetet ta shohim. Unë nuk para marr lojtarë pa i parë vetë. Drejtuesit e klubit kanë rënë dakord me menaxherin. Jam skeptik, pasi është lojtar i ri që ka bërë shumë lëvizje. Këto nuk më pëlqejnë, ndërkohë që gjithashtu nuk ka minuta të plota. Shpresoj të jetë lojtar që na bën punë”.

 

Të fundit