Flash News

KRYESORE

Duro sfidë Tiranës: Nuk më tremb askush!

Duro sfidë Tiranës: Nuk më tremb askush!

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, ka folur para ndeshjes kundër Tiranës. Kryesfida e kësaj jave do të ndajë vendin e parë dhe të dytë mes tyre.

"Futbolli nuk ka gjëra absolute. Varet si vjen edhe barazimi. Po të shohim ndeshjen me Bylisin, para ndeshjes ishte i pranueshëm. Në fund dolëm të mërzitur, pasi morëm një pikë kur duhet të merrnim tre. Varet si vjen barazimi dhe situatat e lojës. Ne dhe Tirana do mundohemi të marrim maksimumin. Pastaj vendos fusha kush do jetë fituesi”.

“Ka shumë përballje, sa ka kaluar gjysma e kampionatit. Është ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat. Do ndikojë shumë në aspektin moral, por në aspektin e kampionatit kam mendimin se nuk është vendimtare. Do jetë një luftë deri në momentet e fundit, sido të shkojë kjo ndeshje, së bashku me Partizanin që u fut në garë. Kështu kampionati do të jetë më interesant. Çdo javë ka llogari, kampionati është i hapur. Kjo ndeshje nuk vendos gjithçka, është e rëndësishme.

“E respektoj Tiranën si skuadër. E kam pritur të vijë në këtë situatë, pasi është një nga klubet që ka investuar më shumë në verë. Kështu që nuk i druhem, e respektoj për paraqitjen që kanë bërë dhe për cilësitë që kanë. Edhe ata duhet të na respektojnë, pavarësisht se ne e luajmë gjithë sezonin si mysafirë”.

“Gavazaj dhe Rroca jashtë forme? Janë dy lojtarë të rëndësishëm. Kemi grupin e plotë. Të dy kanë pasur probleme kohët e fundit. Dëmtimet i kanë pasur të lehta. Janë gati për ndeshjen nesër”.

Të fundit