Flash News

KRYESORE

Durrës, 54-vjeçari nga shtylla e ndriçimit kërcënon me vetëvrasje, shkak prona...

Durrës,  54-vjeçari nga shtylla e ndriçimit

Pa kaluar as 24 orë kur një natë më parë, një 35-vjeçar nga Lezha kërcënoi me hedhje nga një vinç pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë, një tjetër rast vjen së fundi nga Durrësi. Një person qëndron prej orëve të para të mëngjesit në majë të një shtylle ndriçimi të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, nga ku kërcënon se do të vetëvritet. Policia e qytetit Bregdetar e ka identifikuar si Andon Shkodra i cili nga lartësia prej afro 50 metrash deklaron se do të vetësakrifikohet në rast se nuk i zgjidhet një çështje pronësie. Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë të cilët po negociojnë me 54-vjeçarin për ta bindur që të heqë dorë nga ku akt ekstrem.  54-vjeçari ka kërcënuar edhe me parë me vetëflijim, duke u ngritur në shtylla të ndriçimit, ndërsa ka tentuar që të digjet edhe me benzinë para gjykatës së Durrësit.

Të fundit