Flash News

KRYESORE

Durrës, 79-vjeçari i jep fund jetës me varje, evitohet vetëvrasja e vajze të re

Durrës, 79-vjeçari i jep fund jetës me varje, evitohet

Një burrë në Durrës i ka dhënë fund jetës në rrethana të mistershme. Pasditen e djeshme, e hënë, në lagjen nr. 18, në banesë, është varur me litar 77-vjeçari K.Ç., banues Durrës. I moshuari u gjet i pajetë nga familjarët e tij, të cilët pavarësisht lirimit nxitimthi të litarit, nuk mundën ta shpëtonin.  Të afërmit konstatuan vdekjen e tij, si pasojë e shtrëngimit në fyt prej litarit.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të ndjerin drejt një akti të tillë, ndërkohë që policia vijon hetimet, duke marrë në pyetje edhe familjarët e viktimës. Sakaq për të zbuluar më shumë materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. 

Më herët një vajzë e re në Durrës i ka tentuar që t’i japë fund jetës në banesën e saj. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.  Në banesë, në gjendje depresioni është vetëhelmuar me detergjent për larje pllakash, 19-vjeçarja E.L.

E reja u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, të cilët e dërguan me urgjencë në spital. Pas mjekimit të marrë, e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e bluzave të bardha. Aktualisht policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet që e shtynë të renë drejt aktit të rëndë.

Të fundit