Flash News

KRYESORE

Durrës/ Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të bashkëshortes, arrestohet njerku 39-vjeçar   

Durrës/ Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të

Një  39-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, 14 vjeç.

Policia sqaron në njoftimin zyrtar se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës e arrestuan në flagrancë L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit