Flash News

KRYESORE

Durrës/ Atentat me armë ndaj anëtarit të bandës së Lul Berishës, plagoset

Durrës/ Atentat me armë ndaj anëtarit të bandës së

Anëtari i bandës së Lul Berishës, u plagos sot me armë ndërsa po qëndronte në mjetin e tij 'Range Rover”. Julian Meçaj mori plagë me armë dhe u dërgua në spitalin e qytetit.

Atij iu bë atentat në rrugën e re të ish kënetës. ndërsa ka qenë duke udhëtuar nga Maminasi në Durrës.

Sipas burimeve nga policia, persona të paidentifikuar i zunë pritë e më pas qëlluan në drejtim të mjetit të tij.

Meçaj nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai është akuzuar për disa vepra penale por në asnjë moment nuk është shpallur fajtor.  Policia ka ngritur disa postblloqe për të rënë në gjurmët e autorëve.

Të fundit