Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Durrës/ Bashkia kryen gërmime gjatë natës pranë zonës së mozaikut
Në qytetin e Durrësit, prej muajsh ka nisur zbatimi i projektit për “Ndërtimin e shkollës 9-vjeçare Marie Kaçulini”. Një lajm i mirë ky për banorët e qytetit, gjendur përballë një objekti që prej vitesh ishte amortizuar.
Vendndodhja e shkollës është në Zonën Arkeologjike B, që lejon ndërtimet e reja. Prej muajit janar të këtij viti, nisi prishja e objektit ekzistues, për të ndërtuar brenda 8 muajve godinën e re.
Ashtu si tek nisja e projektit “Veliera”, edhe ky projekt i bashkisë Durrës, nuk kishte kaluar më parë në shqyrtim nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.
Prishja e objektit vijoi për rreth 4 muaj, megjithëse nuk kishte leje nga institucionet e kluturës. Punimet në këtë shesh përveç zbulimeve të reja që mund të nxjerrin në dritë, duhet të ruajnë një nga xhevahiret e arkeologjisë shqiptare. Në perimetrin rrethues të shkollës, gjendet mozaiku që i përket shekujve III-IV pas Krishtit, i zbuluar në vitin 1968, nga arkeologu Vangjel Toçi.
Por në mbledhjen e datës 22 maj, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë,vendosivijimin e punimeve në gjurmën e objektit të mëparshëm ekzistues dhe për zonën tjetër të vijojë sondazhi arkeologjik. Mbikëqyrja e këtyre punime i ngarkohet Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës (DRKK) dhe Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik (ASHA).
Punime jo transparente gjatë natës
Në sipërfaqen ku ngrihej objekti ekzistues, punimet nisnin në orët e para të mbrëmjes, për të vijuar deri në mëngjes. Eskavatori gërmonte në errësirë të plotë, në një shesh tërësisht të pandriçuar dhe pa praninë e arkeologëve.
Megjithëse në përgjgijet e institucioneve përgjegjëse, nuk na bëhet me dije se në këtë sipërfaqe janë kryer sondazhe (gërmime) arkeologjike, për vërtetim të pranisë apo jo të objekteve arkeologjike, punimet nga firma private kanë vijuar përgjatë natës.
Nga monitorimi i Amfora.al përgjatë netëve 28 maj – 1 qershor, nuk janë parë të jenë të pranishëm arkeologët në orët e vona të natës, për monitorimin e këtyre gërmimeve. Sasia e madhe e tullave dhe inerteve të objektit të vjetër është hedhur mbi sipërfaqen e gërmuar, duke mos lënë përgjatë ditës as mundësinë për evidentimin sipërfaqësor për praninë e objekteve arkeologjike.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës
“Largimi i inerteve nga prishja e objektit ekzistues dhe dherave të dala nga gërmimi është objekt i marrëveshjeve mes investititorit dhe sipërmarrësit… ky nuk është objekt i monitorimit të DRKK Durrës”, shkruhet në përgjigjen e sjellë për Amfora.al
Por objekt i monitorimit të DRKK-së sipas lejes së Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, është monitorimi i punimeve, së bashku me Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik. Gërmimi dhe lëvizja e tyre përgjatë orëve të natës, ligjërisht është jashtë orarit zyrtar të punës së arkeologëve dhe rrjedhimisht një veprimtari e tillë sjell lënien pa kontroll të gërmimeve që mund të nxjerrin në dritë objekte arkeologjike dhe është detyrim ligjor që arkeologët të monitorojnë eskavatorin kur gërmon në shtresat nëntokësore.
Agjencia e Shërbimit Arkeologjik – Instituti i Monumenteve të Kulturës – Këshilli Kombëtar i Restaurimeve; trekëndësh i përgjumur
Prej muajsh Amfora.al ka mbajtur në monitorim këtë shesh ndërtimi dhe paralelisht ka vënë në dijeni institucionet e kulturës. Më me përparësi ishin punimet përgjatë natës, por ASHA ktheu një përgjigje tërësisht jashtë asaj ç’ka dikton Ligji për të Drejtën e Informimit, duke na vënë në dispozicion vetëm vendimine KKA-së.
Në perimetrin e këtij kantieri ndërtimi gjendet “Mozaiku pranë Pallatit të Sportit”, që është shpallur Monument Kulture, kategoria I, në vitin 1973.
Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk ktheu një përgjigje mbi rastin. Por pjesë e këtij institucioni është edhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, që nuk ka dhënë asnjë vendim apo leje për zhvillimin e këtij projekti, duke e cunguar dokumentacionin ligjor që bashkia Durrës duhej të dispononte.
Bashkia Durrës
Ky institucion na bën me dije se objekti do të ketë tre kate dhe nuk jep asnjë përgjigje nëse institucioni në projekt ka parashikuar ndonjë fond apo mënyrë për konservimin apo kthimin në të vizitueshëm, të “Mozaikut pranë pallatit të sportit”, megjithëse vlera e projektit është e konsiderueshme, rreth 860 milion lekë (të vjetra).
Projekti parashikon një ndërtim në zonën ku ndodhet mozaiku, që sipas pamjeve satelitore ka qenë pa ndërtime në shkollën ekzistuese, ndërsa sipas projektit që bashkia Durrës na vendos në dispozicion, do të ndërtohet një fushë basketbolli.
Por bashkia Durrës megjithëse nuk aplikoi përpara nisjes së projektit për leje pranë institucioneve të kulturës, penalizohet edhe nga neni 38, në ligjin “Për trashëgiminë kulturore”, ku shkruhet se:
“Çdo vendim i marrë nga këshillat e rregullimit të territoreve për ndërhyrje ose ndërtim në zonat e shpallura monument kulture ose në zonën e mbrojtur pranë një monumenti kulture, pavarësisht nga pronësia, është i pavlefshëm”.
Cila është vlera e mozaikut që rrezikohet?
Ishte viti 1968, kur “babai” i arkeologjisë në Durrës, Vangjel Toçi, nxorri në dritë këtë mozaik. Në Ditën Ndёrkombёtare të Monumenteve tё Kulturёs dhe Siteve Arkeologjike, që u shënua më 18 prill, për nder të arkeologut Toçi, rrugës pranë amfiteatrit të qytetit ju vendos emri i tij. Në stendën e ngritur nga bashkia dhe DRKK Durrës, pasqyroheshin disa nga fotot e mozaikut.
Bashkëpunëtori i tij, arkeologu Fatos Tartari, ka publikuar një punim shkencor, të vënë në dispozicion për Amfora.al dhe ku shkruhet:
“Planimetria e ndërtesës ku u konstatuan këta mozaikë, të dikton mendimin se ndodhemi përpara ndonjë bazilike, me një sallë të madhe në mes, të shtruar me një shtresë llaçi, të niveluar me copra tjegullash, që kanë shërbyer si bazament për shtrimin e saj me pllaka mermeri.
Në dy anët gjatësore të kësaj salle qëndrore, kemi dy korridore (anijata) të shtruara me mozaikë shumëngjyrësh paksa të çrregullt, në një kompozicion dekorativ. Korridorit verior i bashkëngjiten dy absida gjysmë rrethore.
Në qendër të absides së zbuluar, si motiv qëndror është gjethja e madhe e akanathit, që zhvillohet në të dy krahët simetrikisht me spirale të stilit arabesk, që mbyllen në qendër me një frut të ngjyrave të kuqe, tulle okër etj. Absida me korridorin pranë, bashkohen si vazhdim, nëpërmjet një shiriti të gjerë, ku gërshetohen tri radhë rombesh, motiv që përdoret edhe sot në kostumet dhe qylymat tona popullore.
Tek ky korridor përdoret motivi meandrik, ndërsa korridori tjetër stilizon motivin me luspa peshku. Të rëndësishme këtu janë edhe dy tapete; njëri i punuar me motivin e thurjes së kashtës dhe tjetri me motive katrore, që përmbajnë edhe mbishkrime, që janë dëmtuar me kalimin e kohës dhe si rrjedhojë edhe të palexueshme gjer më sot.
Nuancat e ngjyrave në këto dysheme janë të shumta, aty gjejmë pothuajse gjithë spektrin e ngjyrave, që nga e bardha, okra, e kuqja tulle, jeshile të ndryshme, e deri tek e kaltërta. Në këto sipërfaqe ndeshim një fazë tjetër të punimit të mozaikut, në të cilin guri natyral gërshetohet me gurin e përgatitur me xham të ngjyrosur, tulla etj.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38