Flash News

KRYESORE

Durrës, "Benz-i" përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

Durrës, "Benz-i" përplas për vdekje drejtuesin e

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Durrës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur një shtetas me biçikletë ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit