Durrës, “Benzi” përplaset me ambulancën, plagoset një grua

Një mjet tip “Benz” u përplas të dielën me një mjet autoambulancë në  lagjen 13 në Durrës. Mjeti tip Benz, i drejtuar nga shtetasi me inicialet I.R., 36 vjeç, ishte nisur në spital pasi po transportonte disa persona. Por gjatë rrugës është përplasur me mjetin shëndetësor.

Si pasojë e përplasjes  është  lënduar   pasagjerja e mjetit “Benz”,  shtetësja E.R.,44 vjeçe  e  cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon  punën për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.