Flash News

KRYESORE

Durrës/ Djali e plagosi me thikë, babai: Do ta fal

Durrës/ Djali e plagosi me thikë, babai: Do ta fal

Ditën e djeshme, një 25-vjeçar në qytetin e Durrësit plagosi me thikë dy prindërit e tij, Asie e Destan Neziri. Gjendja e tyre shëndetësore tashme është përmirësuar ndërkohë që i moshuari tregon  se i biri e kreu aktin në zemërim e sipër dhe ai do ta falë.

Edhe i vëllai i autorit, shprehet se ngjarja mund të ketë ardhur si pasojë e një depresioni, pasi siç tregon ai marrëdhëniet mes të riut dhe prindërve nuk ishin konfliktuale.

“Një moment, gjendje depresioni. Nuk mund t’i japim shpjegim. Nuk e kuptojmë dot se si ka ndodhur. Çuni është shumë i urtë. Babi e mami nuk kanë pasur probleme ndonjëherë”, thotë Fisniku, raporton ‘Balkanweb’.

Të fundit