Flash News

KRYESORE

Durrës, mbërin përmbarimi, dy vëllezër kërcënojnë se do të hidhen nga tarraca e pallatit

Tjetër ngjarje e rëndë po ndodh në Durrës. Kësaj here janë dy persona (vellezer mes tyre ) kercenojnë se do te hidhen nga lartesia ne Durres. Ata kanë hipur ne tarracen e pallatit pasi permbarimi po nxjerr familjen e tij nga shtepia (e ish- pronareve).  Sipas Policisë, “Dy banorë në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit deklarojnë se do të vetëvriten.  Shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët.  Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve. Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme.

Për këto arsye, ata kanë deklaruar se nëse do t’i nxjerrin jashtë shtëpisë do të vetëvriten duke u hedhur nga pallati...”

***

Pasi zbritën nga taraca e pallatit 5 katësh nga ku kërcënuan me vetëvrasje, njëri prej vëllezërve Bejko tha në një lidhje telefonike me Ora News tha se po u vidhen banesat. “Të gjendur para fakteve të veprimeve të zyrës përmbarimore të Durrësit që në asnjë rast nuk kanë respektuar asnjë lloj vendimi ligjor, duke filluar nga shkelja me dy këmbët e vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 24 mars 2015 e cila vendos pezullim të veprimeve përmbarimore dhe të shkallës së gjyqësorit, të shqyrtohet çështja në themel në Gjykatën e Lartë. Me mënyra që vetëm ata e dinë janë pajisur me certifikatë pronësie dhe kanë nxjerrë konfirmim ekzekutiv nga Enti i Banesave në Durrës, vendim për të na nxjerrë nga shtëpia.Duhet të shkoni tek Gjykata e Durrësit të shikoni si është e vërteta, por gjykatësit e mbulojnë”.

Ai tha më tej se përmbarimi u trokiti në derë pa i lajmëruar fare.

“Pa u lajmëruar fare, u gjendëm përpara veprimeve përmbarimore.Mobilizuan dhe policinë. Më vjen keq, ne protestonim kundër përmbarimit. Nëse nuk zgjidhet kjo çështje unë bashkë me familjen time, me dy fëmijët 4 dhe 13 vjeç, do të hidhem nga banesa. Nuk kam rrugë tjetër, nuk kam ku të shkoj. Banesën e kam prej 40 vjetësh, vinë dhe e marrin me letra falso”.

Zoti. Bejko tha se është i hapur për zgjidhje por jo ti jepet prona hajdutit.

“Në këtë moment kam vendimin e Gjykatës së Lartë, kam edhe një vërtetim nga sekretaria e Gjykatës së Apelit Durrës që më jep të drejtën.E para është drejtësia.Të gjenden ata që kanë bërë falsifikimin dhe të marrë fund kjo punë. Pastaj zgjidhjet pranohen, por jo ti jepet prona hajdutit”.

 

Të fundit