Flash News

KRYESORE

Durrës, mbytet teksa lahej në det një 60-vjeçare

Durrës, mbytet teksa lahej në det një 60-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një 60-vjeçare është mbytur ndërsa po lahej në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në Lagjen 13, ndërkaq policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetësja F.Zh., 60 vjeçe,  banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit