Flash News

KRYESORE

Durrës, mjekja dhunohet me sende të forta, gjatë orarit të punës

Durrës, mjekja dhunohet me sende të forta, gjatë orarit të

Policia bën të ditur se një mjeke është goditur nga një grua gjatë orarit të punës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në Qendrën Shëndetësore në lagjen numër 4, ku është goditur mjekja me iniciale A. Sh., 28 vjeçe, banuese në Durrës. Ka qenë 36-vjeçarja me inicialet T. M., banuese në Durrës, që e ka goditur doktoreshën me sende të forta. Sipas policisë, 36-vjeçarja ka qëlluar mjeken me sende të forta, për shkak të detyrës.

Njoftimi i policise:

"Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për T.M, vjeç  36, banuese në Durrës,  pasi dyshohet se më datë 05.09.2017, në lagjen nr. 4, në Qendren Shëndetësore Durrës, për shkak të detyrës, ka goditur me sende te forta mjeken A.SH, vjeç 28, banuese në Durrës. Neni 237 i Kodit Penal."

Të fundit