Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Durrës/ Në pranga 3 persona, i kishin vendosur gjobë një biznesmeni
Policia në Durrës arrestoi 3 persona të cilët akuzohen për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në qytetin bregdetar. Në operacion morën pjesë edhe Forcat e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që vunë në pranga Lulzim Zalla 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit, Egli Shullazi, 26 vjeç, banues në Krujë dhe Klodian Estrefi., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.
Gjatë operacionit të koduar “Gjobëvënësit” u sekuestrua edhe shuma prej 5 mijë eurosh,. që ishte kësti i radhës që duhej paguar nga i kërcënuari. Sipas policisë, arrestimi i 3 shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, i kanë kërkuar 50 000 euro, shtetasit N. L. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet.