Flash News

KRYESORE

Durrës; një person gjendet i vdekur në rrugë, policia tregon dyshimet e para

Durrës; një person gjendet i vdekur në rrugë, policia tregon

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në rrugët e qytetit të Durrësit. Mësohet se, viktima është një 66-vjeçar me iniciale V.Dh.

Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje nga shkaqe natyrale, megjithatë po bëhen verifikime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit