Flash News

KRYESORE

Durrës, shqiptari nga Podujeva grabit kasafortën e hotelit

Durrës, shqiptari nga Podujeva grabit kasafortën e hotelit

Një hotel në zonën e plazhit në Durrës ka rënë pre e një grabitje gjatë ditës së sotme. Protagonist i kësaj ngjarje është një shqiptar 44 vjeçar nga Podujeva me inicialet G.V, i cili ka vjedhur kasafortën e hotelit.

Ka qenë vetë pronari i hotelit, ai që ka bërë denoncimin në polici dhe ka deklaruar se kasaforta ndodhej pranë recepsionit dhe në të gjendeshin një sasi lekësh, një sasi eurosh si dhe dy pasaporta të shtetasve çekë.

Ende nuk dihen arsyet dhe rrethanat që e kanë çuar 44-vjeçarin të ndërmarrë këtë veprim, por dyshohet se ai ka ngelur i pakënaqur nga shërbimi. Policia ka marrë në pyetje punonjësit për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që po punon për kapjen 44 vjeçarit. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Të fundit