Flash News

KRYESORE

Durrës/ Tentoi të vrasë vjehrrën, i hedh helm insektesh në kos

Durrës/ Tentoi të vrasë vjehrrën, i hedh helm insektesh

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar shtetasen 19-vjeçare, Elda Tanushi, banuese në Shikaj. Sipas policisë, kjo shtetase u denoncua nga vjehrra e saj, A.S, 42-vjeçe, e cila e akuzon se tentoi ta vriste me helm.

 Policia bën me dije se dy ditë më parë nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil). “Shtetësia e mësipërme ka marrë mjekim në spitalin e Shijakut pa probleme për jetën”- njofton policia.

 Deklarata e policise

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: Elda Tanushi 19 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak. Më datë 01.07.2017, ka bërë kallzim shtetësia A. S. 42 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, pasi më datë 30.06.2017, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil). Shtetësia e mësipërme ka marrë mjekim në spitalin e Shijakut pa probleme për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 78, 22 të Kodit Penal.

Të fundit