Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Durrësi i ‘pushtuar’ nga mbeturinat, policia arreston administratorin e firmës në Shkozet se hodhi mbetje ushqimore në anë të rrugës
Administratori i një firme private në Shkozet të Durrësit është arrestuar nga policia për shkak se hodhi mbetje ushqimore në anë të rrugës.
Sipas policisë, 52-vjeçari akuzohet për veprën penale "Ndotja e ajrit".
“Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin:
- D., 52 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas, i punësuar si administrator në një firmë private, është konstatuar duke hedhur një sasi të konsiderueshme me mbetje ushqimore, në lagjen nr. 14, Durrës, duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Materialet në ngarkim të shtetasit R. D. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Kujtojmë se sot me thirrjen “Po na groposni për së gjalli”, banorë, intelektuale, te rinj e prindër, në orën 19:00 do të protestojnë tek sheshi i Bashkisë së Durrësit, për shkak të situatës skandaloze në Durrës ku plehrat kanë pushtuar qytetin bregdetar.